Vangjel Tavo betohet si kryetar i Himarës, sot e merr detyrën

Vangjel Tavo betohet sot si kreu i Bashkisë Himarë,...

A do ta shënojë fundin politik të Olaf Scholz-it, fitorja e partisë së tij në Brandenburg?

Shkruan: Afrim Kasolli Pas tërmetit që shkaktuan rezultatet zgjedhore, sidomos...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trumpi thotë se s’do të garojë për president përsëri, nëse humb në nëntor

Extra AL PVC

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson se do të garojë për president në vitin 2028, nëse pëson disfatë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 5 nëntor.

Trump, 78 vjeç, ka qenë kandidat i republikanëve në tri palë zgjedhje presidenciale radhazi dhe e ka ndryshuar partinë dukshëm në tetë vjetët e fundit.

Në një intervistë për Sinclair Media Group të dielën, Trump u pyet nëse parashikon se do të garojë edhe një herë në rast se humb kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.

“Jo, mendoj se jo. Me kaq do të mbarojë. Nuk mendoj se do ta bëj”, u përgjigj Trump.

Por, ai shtoi se “shpresoj se ne do të jemi shumë të suksesshëm” në zgjedhjet e nëntorit.

Ligji amerikan ua ndalon presidentëve mbajtjen e më shumë se dy mandateve, prandaj Trumpi nuk do të garonte më 2028 as në rast fitoreje këtë vit.

Trumpi përballet me garë të fortë kundër demokrates, nënpresidentes amerikane Kamala Harris, pasi sondazhet po tregojnë se gara mes tyre është tejet e ngushtë në shtetet kryesore, të cilat me gjasë do të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit, edhe pse Harris ka filluar ta krijojë një epërsi në sondazhet gjithëkombëtare.

Trumpi e nisi fushatën e parë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë më 2020, në ditën e njëjtë që ishte inauguruar më 2017, ndërsa fushatën e dytë për t’u rizgjedhur e nisi para dy vjetëve, në nëntor 2022.

Trump rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes në zgjedhje. Ai ka vazhduar të pretendojë rrejshëm se humbi më 2020 kundër presidentit Joe Biden për shkak të vjedhjes së votave dhe përballet me akuza për vepër penale në lidhje me përpjekjet e tij për ta zhbërë rezultatin e atyre zgjedhjeve.

Ai i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar aktakuzën kundër tij si sulm politik.

Ndërkohë, Harris, 59-vjeçare, e emërua kandidate e demokratëve pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara muaj më parë. /REL/

spot_img

Të fundit

Vangjel Tavo betohet si kryetar i Himarës, sot e merr detyrën

Vangjel Tavo betohet sot si kreu i Bashkisë Himarë,...

Mihrije Braha me mesazh të veçant ndaj atyre që e ngushëlluan për nënën

Pas vdekjes së nënës, këngëtarja Mihrije Braha më anë...

A do ta shënojë fundin politik të Olaf Scholz-it, fitorja e partisë së tij në Brandenburg?

Shkruan: Afrim Kasolli Pas tërmetit që shkaktuan rezultatet zgjedhore, sidomos...

Vangjel Tavo betohet si kryetar i Himarës, sot e merr detyrën

Vangjel Tavo betohet sot si kreu i Bashkisë Himarë, duke marrë kështu edhe detyrën. Tavo fitoi zgjedhjet si krye bashkiak më 4 gusht përballë kandidatit...

Mihrije Braha me mesazh të veçant ndaj atyre që e ngushëlluan për nënën

Pas vdekjes së nënës, këngëtarja Mihrije Braha më anë të një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për ngushëllime. Përmes këtij shkrimi ajo u...

“Dy pjesëtarë të UÇK’së morën dy zyrtarë të LDK-së, takimi me amerikanët”- dëshmitari Krasniqi u përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

Dëshmitari i radhës, Demush Krasniqi, po dëshmon në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë. Krasniqi po merret në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim...