Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ish-gjyqtari i futbollit u bë kryetemë me disa letra që publikoi duke folur për gjendjen e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.
E në “Favorit”, Haxhiu e sqaroi letrën e tij.
“Reagimi ka qenë më shumë social, pastaj ka pasë social-sportiv dhe ka qenë politik. Mbi këto tri gjëra unë kam shkruar. Mua më vjen keq që kolegët e mi të sportit nuk e kanë prekur esencën e problemit. Guximi për me i poshtëru tjerët, duke mos pasur ndërgjegje më pastaj vjen edhe poshtërimi. Njeriu i cili ka qenë prapa grilave dërgohet në spital. Brenda aktakuzës zgjedhet si kryetar i ri, ndërsa klubet në mënyrë të çuditshme e zgjedhin këtë njeri si kryetar brenda aktakuzës. Nëse ka moral këtu, atëherë unë jam okej”, tha Haxhiu.