Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se nesër me 23 shtator do të mbahet protesta e paralajmëruar në Preshevë, shkruan TV Arbëria.

Lutfiu ka bërë thirrje që të mblidhen në këtë protestë, në mënyrë që të përçohet zëri i çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia.

“Të gjithë bashkë, të përçojmë zërin e çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia

Të MARSHOJMË për IDENTITETIN e DINJITETIN tone”, ka shkruar Lutfiu.

Protesta është njoftuar se do të fillojë nga ora 13:00.

Postimi i plotë:

PRESHEVË

23 shtator 2024

13:oo h

Të gjithë bashkë, të përçojmë zërin e çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia

Të MARSHOJMË për IDENTITETIN e DINJITETIN tonë

Për tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët tanë

Për njohje të diplomave të Univerziteteve të Republikës së Kosovës për studentët tanë

Për mundësi të barabarta në punësim

Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e Luginës nuk heshtin.

Aq më pak, nuk dorëzohen e nënshtrohen

Të vazhdojmë luftën për të drejta, liri e barazi.

Sa më të vendosur të jemi, aq më të lehtë do ta kemi BETEJËN deri në plotësimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës

Rruga mund të jetë e gjatë dhe e vështirë, por qëllimi është i shenjtë

Këshilli Organizativ i MARSHIT protestues