Këta janë pesë deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë sesionit pranveror

Nga 525 mungesa të deputetëve në sesionin e kaluar...

Osmani para ushtarëve amerikanë: Prezantuat lirinë për ne në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ushtarët e Shteteve...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthyer në strehë, thonë zyrtarët e Gazës

Extra AL PVC

Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për të shërbyer si strehë në Rripin e Gazës vrau të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët palestinezë.

Ushtria izraelite tha se kreu një sulm të dielën mbi militantët e Hamasit që ishin strehuar në shkollë dhe i akuzoi ata për rrezikimin e civilëve.

Mbrojtja Civile, që operon nën qeverinë e drejtuar nga Hamasi – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – konfirmoi numrin e viktimave. Nuk u tha nëse ata që u vranë ishin luftëtarë apo civilë.

Shkolla ndodhet në Shati, një kamp refugjatësh i ndërtuar në Gaza City që daton nga lufta e vitit 1948. Forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme të përsëritura atje gjatë luftës gati njëvjeçare me Hamasin.

Shkollat e Gazës u mbyllën pas sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, i cili nxiti luftën, dhe shumica e tyre janë shndërruar në strehë. Rreth 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës është zhvendosur.

Izraeli thotë se synon vetëm militantët dhe përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve, por rrallë komenton për sulme të veçanta, të cilat shpesh vrasin gra dhe fëmijë.

Lufta filloi kur luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në Izraelin jugor. Ata rrëmbyen rreth 250 njerëz dhe ende mbajnë peng rreth 100. Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim në shifra midis luftëtarëve dhe civilëve.

Gjithashtu të shtunën, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se pesë punonjës të saj u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit që goditi magazinat e ministrisë në zonën Musbah në jug./ Radio Evropa e Lire

spot_img

Të fundit

Kërkonin s*ks në këmbim të rolit”/ Julia Ilirjani rrëfen fillimet e karrierës

Aktorja shqiptare Julia Iliriani pas pjesëmarrjes së saj në...

Getinjo vjen me një thënie: Edhe qenit më të keq, një ditë i vjen dita

Reperi i njohur, Getinjo është shumë aktiv në rrjetet...

Beteja për Brandenburgun, SPD e mund AfD’në – Politico: Humbja do ta rriste presionin ndaj Scholz për zgjedhje të parakohshme

Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çliruar dhe...

Brazil, zjarret shkatërrojnë 11 milionë hektarë pyje dhe toka bujqësore

Zjarret në Brazil kanë shkatërruar një sipërfaqe pyjore prej...

Kërkonin s*ks në këmbim të rolit”/ Julia Ilirjani rrëfen fillimet e karrierës

Aktorja shqiptare Julia Iliriani pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip 3 është zhvendosur në Shqipëri. Ajo ka “braktisur” New York-un aty ku prej...

Getinjo vjen me një thënie: Edhe qenit më të keq, një ditë i vjen dita

Reperi i njohur, Getinjo është shumë aktiv në rrjetet sociale me postime të shumta. Sot në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një...

Beteja për Brandenburgun, SPD e mund AfD’në – Politico: Humbja do ta rriste presionin ndaj Scholz për zgjedhje të parakohshme

Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çliruar dhe të festojnë këtë të dielë. Të dhënat flasin për një fitore të SPD në zgjedhjet...