Gërvalla paralajmëron aktivitete të përbashkëta me Kurtin në SHBA, atje ndodhet edhe Presidentja Osmani

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...

Abdixhiku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, BE dhe miqësia e përhershme me SHBA-të është misioni politik i LDK-së

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti pa aktivitete nga e premtja, s’dihet a është kthyer nga Brukseli, ndërsa po përgatitet të shkojë në SHBA e Poloni pas një jave

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti të enjten ka njoftuar se ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Pas drekës së Von der Leyen, Kurti ishte në Qendrën Europiane për Politika (EPC), për të marrë pjesë në një diskutim me titull “Kosova dhe BE-ja: Dinamikat dhe perspektiva aktuale”.

Aty foli për rritjen ekonomike që tha se po e përjeton vendi, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit e sundimin e ligjit.

Integrimin europian e theksoi si “objektiv parësor”, ndërsa tha se “ka ardhur koha që edhe BE-ja të bëjë hapa konkretë dhe të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën evropiane të Kosovës”, duke kërkuar dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim.

Të nesërmen pati një takim me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin u tha se diskutoi “aspektet e shumta të procesit të integrimit të Kosovës në BE, përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian”.

Nga atje u lajmërua deri të premten, ndërsa më pas s’u bë i ditur ndonjë aktivitet tjetër i kryeministrit. Të shtunën Kurti shpërndau një postim të Ministrit Hekuran Murati që fliste “për rritje ekonomike”

Nuk dihet nëse Kurti është kthyer në vend apo po qëndron ende në Bruksel.

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njoftoi së fundmi se Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla do të marrin pjesë në dy tubime publike në New Jersey dhe Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 29 shtator.

Menjëherë në fillim të tetorit, është paralajmëruar se Kurti do të shkojë në Poloni, për të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë që mbahet në Varshavë më 1 dhe 2 tetor.

Forumi njoftoi të premten se Kurti do të jetë folës në edicionin e sivjetmë të këtij forumi.

Forumi i Varshavës (Warsaw Security Forum – WSF) i dedikohet diskutimeve dhe analizave të çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme, veçanërisht ato që ndikojnë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Ky forum mblidhet çdo vit në Varshavë, Poloni, dhe synon t’i trajtojë sfidat globale të sigurisë, si dhe çështjet strategjike që lidhen me NATO-n, Bashkimin Europian, dhe sigurinë transatlantike.

spot_img

Të fundit

Cyrihu vs Gjeneva: Cila konsiderohet një pagë e mirë për punëtorët e huaj?

Dy qytetet më të mëdha të Zvicrës janë shtëpia...

Gërvalla paralajmëron aktivitete të përbashkëta me Kurtin në SHBA, atje ndodhet edhe Presidentja Osmani

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...

Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën...

Cyrihu vs Gjeneva: Cila konsiderohet një pagë e mirë për punëtorët e huaj?

Dy qytetet më të mëdha të Zvicrës janë shtëpia e disa prej punëve më të paguara dhe gjithashtu disa nga shpenzimet më të larta...

Gërvalla paralajmëron aktivitete të përbashkëta me Kurtin në SHBA, atje ndodhet edhe Presidentja Osmani

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka arritur në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të...

Thirrjet e ushtarëve amerikanë në West Point “Kosova, Kosova, Kosova”, reagon Vuçiq: Kjo s’është e këndëshme për ne serbët

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në akademinë ushtarake amerikane West Point. Ai ka thënë se...