Të shtunën u mbajt një paradë në Asti të Italisë, për prezantimin e vlerave kulturore e artistike shqiptare, e organizuar nga ASSO Albania Piemonte dhe Qendra Kulturore “Margarita Xhepa”.
“Në këtë manifestim madhështor morën pjesë dhjetëra organizata kulturore, artistike dhe arsimore të shkollave shqipe në Itali, në mesin e së cilave edhe Shoqata Kulturore “Zëri Atdheut”, që vepron në qytetin Montebelluna”, njoftoi njoftimin Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.
“Rikujtojmë lexuesit se me iniciativën e shoqatës “Zëri Atdheut”, u bë përkthimi në italisht i romanit “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti dhe janë duke u shpërndarë falas 1000 ekzeplarët e bortimit të parë. Edhe në këtë manifestim, kryetari i shoqatës, z. Eduard Jakaj dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, shpërndanë “Eskadronët e vdekjes”, si porosi që për asnjë moment të mos harrojmë gjenocidin që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës nga Serbia, gjatë luftës së fundit”, thuhet në njoftim.