Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Besianës

Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në...

Policia: Punuam 10 muaj për zbulimin e laboratorit për përpunimin e heroinës e kokainës në Prishtinë

Një laborator për përpunimin e heroinës dhe kokainës është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

LDK-ja thotë se kryetari i Gjilanit e kurdisi një konkurs në Drejtorinë e Arsimit: Fatlumët, të gjithë familjarë të pushtetarëve

Extra AL PVC

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbajti të shtunën një konferencë për media, në të cilën e akuzoi kryetarin e komunës, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje se po e kurdis një konkurs të fundit në Drejtorinë e Arsimit.

LDK-ja thotë se ata që përfituan nga ky konkurs janë të gjithë familjarë të pushtetarëve.

“LDK me kohë ka paralajmëruar për kurdisjet që po i bënë Hyseni i VV-së në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit, proces në të cilin janë përfshirë edhe deputetë të kësaj partie e drejtori i DKA-së. Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë konkurs, i humb shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, dhe jo vetem kaq. Duhet të jesh kunatë, balldeskë, kusheri apo shofer i kryetarit Alban Hyseni, deputetes Arjeta Rexhepi dhe deputetit Luan Aliu, si dhe drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu. Nuk duhet ta harrojmë premtimin e krerëve të kësaj partie me termin se në qeverisjen e tyre do të vije “Era Shtet”, ndërkohë që e bënë pikërisht të kundërtën, duke shkelur me dy këmbët barazinë në punësim e konkurrencën”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Emrat e fatlumeve nga ky konkurs, që janë të gjithë familjarë të afërt me pushtetarët, janë: Valdrina Iseni – Kunata e Alban Hysenit, administratorit të Komunës. Vlora Nuhiu – Kunata e Shpend Nuhiut – Drejtorit të Arsmit, i cili për një muaj mandat, bëri 2 punësime familijare. Donika Ukshini- Vajza e xhaxhait të Ardita Ukshini- këshilltare e pushtetit aktual. Bleona Arifi – Aktiviste e Vetëvendosje! Mile Kastrati – Balldeska e Shpend Nuhiut, Drejtor i Arsimit në Gjilan. Laura Sylejmani- Kunata e Arijanit Sadikut, ish- kryesuesit të Kuvendit Komunal. Floresë Zeqiri- Mbesa e burrit të deputetes, Arjeta Rexhepi. Mimoza Alidemi – Balldeska e deputetit Luan Aliu. Ajshe Berisha- Gruaja e fotografit të Alban Hysenit”, thotë LDK-ja.

Dega e LDK-së në Gjilan ka paralajmëruar se “nëse me këtë konkurs nuk merren organet e drejtësisë, për të shpërfaqur të gjitha parregullsitë në tërësinë e tij, pergjatë të cilit gjejmë parregullsi dhe shkelje të të gjitha neneve të UA për rekrutimin e mësimdhënsëve” atëherë “sistemi arsimor në Gjilan me këtë konkurs, do të shënojë degradimin më të madh në historinë e arsimit në Gjilan”.

spot_img

Të fundit

Më i miri i të gjitha kohërave i sëmur rëndë?

Disa imazhe të basketbollistit më të mire të të...

Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthyer në strehë, thonë zyrtarët e Gazës

Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar...

Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Besianës

Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në...

Më i miri i të gjitha kohërave i sëmur rëndë?

Disa imazhe të basketbollistit më të mire të të gjitha kohërva Michael Jordan nga tribuna VIP në Monaco, gjatë ndeshjes të liges së kampionëve...

Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthyer në strehë, thonë zyrtarët e Gazës

Një sulm izraelit në një shkollë që ishte transformuar për të shërbyer si strehë në Rripin e Gazës vrau të paktën shtatë persona, thonë...

Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Besianës

Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të Besianës. Pjesëmarrës ishte dhe kreu i këtij qyteti, Shpejtim Bulliqi. “U rikthyen kujtimet dhe krenaria...