Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të...

Si do të funksionojë “Vatikani i Bektashinjve” në Shqipëri?

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SPAK i kryen hetimet, e dërgon për gjykim çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës

Extra AL PVC

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq çështjen e ish-kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe 4 zyrtarëve të tjerë.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet për “Shpërdorim detyre” kryer dy herë dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Kurse, Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzohet për shpërdorim detyre, kryer 2 herë.

Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu akuzohet për shpërdorim detyre.

Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë, në kohën e kryerjes së veprës penale, shpërdorim detyre.

Stavri Mëhilli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’.

Sipas SPAK, teksa ishte kryebashkiak, Goro, ka regjistruar një sipërfaqe trualli prej 5512 m2 në kundërshtim me ligjin. Në një episod të dytë, ai dyshohet se ka mbivendosur mbi një pronë shtet një sipërfaqe prej 5080 m2. Të dyja këto sipërfaqe trualli u përdorën më pas për llogari të një investimi strategjik.

Socialisti Goro mbajti detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2023, për shkak të arrestimit të Fedi Belerit, i cili i fitoi ato. Pas arrestimit të Goros dhe dorëheqjes së dy kryetarëve të komanduar, në Himarë u zhvilluan zgjedhje të reja, të fituara nga kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.

spot_img

Të fundit

Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të...

Sa vite duhet të kalojnë pas lënies së duhanit për të zvogëluar rrezikun e kancerit

Çdo zakon që ne adoptojmë kërkon pak kohë për...

Si do të funksionojë “Vatikani i Bektashinjve” në Shqipëri?

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri,...

Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Të apasionuarit pas frutave dyshohet se po dynden në...

Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe bashkë me bashkëpartiakët te varret e Xhevë...

Sa vite duhet të kalojnë pas lënies së duhanit për të zvogëluar rrezikun e kancerit

Çdo zakon që ne adoptojmë kërkon pak kohë për t’u bërë përvoja jonë, por shumë më gjatë për ta thyer, e lëre më nëse...

Si do të funksionojë “Vatikani i Bektashinjve” në Shqipëri?

Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se po planifikohet krijimi i një shteti...