spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

I dyshuari për vrasjen në qendër të Mitrovicës në kërkim, policia tregon çka gjeti në banesën e tij

Extra AL PVC

Valdrin Salihu është i dyshuari kryesor që po kërkohet për vrasjen makabër në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. Për të policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se ka bastisur banesën e tij.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor bën të ditur se të dyshuarit Valdrin Salihu iu është bastisur banesa. Përgjatë kontrollit është sekuestruar një pistoletë dhe 205 fishekë me tre karikatorë.

“VRASJE- Mitrovicë Jugu / 20.09.2024 – 09:45. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën që është shfrytëzuar nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë. I dyshuari është në kërkim policor dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore“, thuhet në njoftimin e policisë.

Insajderi raportoi se viktimë e këtij sulmi ishte Florim Zeqiri, 45-vjeçar nga fshati Vinarc i Mitrovicës, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

Në vendngjarje ishin shkrepur gjashtë plumba, teksa motivi i vrasjes ende është i panjohur.

spot_img

Të fundit

Djali rrah nënën në Gjakovë dhe arratiset

Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht...

Netanyahu thotë se e kanë goditur Hezbollahun në mënyra që s’mund ta imagjinonte, ndërsa zyrtarja e OKB-së paralajmëron “katastrofë”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë nga...

“Kam dëgjuar nga mediat se Pajtimi ka probleme me mua”- Çka kishte deklaruar para policisë Shkumbin Sekiraqa pas tre muajsh qëndrim në arrati?

Shkumbin Sekiraqa, i akuzuari për plagosjen e Pajtim Gashit në mars të këtij viti, kishte qëndruar në arrati për tre muaj. Pas tre muajsh,...

Në Asti të Italisë mbahet një paradë e madhe e shqiptarëve -përkthehet në italisht dhe shpërndahet libri i Bardhyl Mahmutit

Të shtunën u mbajt një paradë në Asti të Italisë, për prezantimin e vlerave kulturore e artistike shqiptare, e organizuar nga ASSO Albania Piemonte...

Djali rrah nënën në Gjakovë dhe arratiset

Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.Sipas policisë, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore. Ndërkaq, i dyshuari është...