Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Protestë për identitet dhe dinjitet në Preshevë, Sinani kërkon mobilizim kundër diskriminimit

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e një proteste në shtator, e cila synon të adresojë diskriminimin dhe padrejtësitë që përjetojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.Kjo protestë, siç thekson Sinani, do të jetë vazhdimësi e marshit të gushtit në Bujanoc, me qëllim të mobilizimit të shqiptarëve për të kërkuar barazi dhe drejtësi.

“Marshojmë kundër diskriminimit dhe padrejtësive që përjetojmë në Luginën e Preshevës, për barazi dhe drejtësi. Kërkojmë atë që na takon – njohjen e diplomave, krijimin e vendeve të punës dhe ndalimin e pasivizimit të adresave. Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe respektimi i të drejtave tona janë thelbësore për të ardhmen tonë,” shkroi Sinani në një postim në Facebook.

Ajo nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit të drejtë në institucione dhe kërkoi krijimin e një Gjykate në Preshevë.

Powered by WordPress