Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shumë pozita me “u.d” në ministri, konsiderohen të jashtëligjshme

Extra AL PVC

Në Agjencitë e Departamentet e ndryshme të dikastereve të Qeverisë, ka pozita të cilat për më shumë se dy vite janë me funksionin e ushtruesit të detyrës. Nga opozita po konsiderohet kjo si e jashtëligjshme dhe se po tentohet të emërohen militantët e tyre. E shoqëria civile po kërkon një trajtim nga ekzekutivi për këtë çështje.

Shumë pozita kyçe në disa Ministri të vendit po vlerësohet se janë aktualisht të paligjshme.

Për shkak se ato janë ende me pozitën “ushtrues detyre”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thotë se tashmë janë kaluar afatet kohore të lejuara me ligj për këtë pozitë.

Sipas tij edhe vendimet që merren në këtë kohë nga personat që bartin këto pozita, mund të revokohen me vendime të Gjykatës.

“Janë të paligjshme sepse ligji është i qartë dhe të gjitha këto funksione po mbahen me ushtrues detyre më shumë se 2 vite. Pra nuk mund të funksionojë një shtet, një administratë, një rregullator me ushtrues detyre dhe të nxjerrë vendime valide. Unë kam paralajmëruar që këto vendime mund të ankimohen nëpër Gjykata dhe shteti do të dëmtohet shumë, partnerët do të dëmtohen shumë, bizneset do të dëmtohen shumë sepse vendimet e tyre janë jovalide”, tha Shala.

Deputeti opozitar akuzon pushtetin se gjithë këto janë bërë për shkak se janë duke tentuar që të emërojnë njerëz politik, në mënyrë që ndikimi të jetë më i madh.

“Kur pozicioni i një Agjencioni, kur pozicioni i një Departamenti mbahet me U.D mundësia e kontrollit dhe dëgjueshmërisë është 100 për qind më e lartë dhe niveli politik dëshiron t’i mbajë në atë pozicion… Ideja është që t’i ketë të dëgjueshëm, fleksibil, operativ dhe rezultatet shihen, tashmë po thuajse pjesa dërmuese e investimeve dhe buxhetit qeveritar ka shkuar me tendera një burimor”, tha Shala.

Njëjtë si opozita, po mendojnë edhe nga shoqëria civile në Kosovë që monitorojnë punën e këtyre institucioneve.

Kenan Gashi nga AVONET, tregon se afati ligjor i lejuar për pozita të tilla është më së shumti deri në 6 muaj.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ministrat që t’i zgjedhin këto pozita me njerëz me të cilët duhet të jenë procdrurat dhe procesi të jenë të rregullta dhe në harmoni me ligjet e Kosovës. E ky është njëri prej shqetësimeve të vazhdueshme që katër vitet që ka Lëvizja Vetëvendosje dhe natyrisht është prej shqetësimeve më të mëdha kur dihet që një U.D nuk mund ta luaj rolin si një i emëruar apo i zgjedhur në një proces të tillë”, tha Gashi.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës për mosemërimin e këtyre pozitave, mirëpo gjatë javës nuk ka pasur përgjigje.

spot_img

Të fundit

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...

MOS U MERRNI ME KËTË SPORT SEPSE..

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të...