Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes për t’u ditur emrat e policëve që kanë incizuar ish-oficerin korrektues duke marrë ryshfet

Extra AL PVC

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Bajram Rexhaj, avokatit Blerim Mazreku për të ditur emrat e zyrtarëve policor që kishin bërë video-incizime në vendin e ngjarjes.

Avokati Mazreku gjatë seancës ka thënë se pas dëgjimit të dëshmitarit të fundit Avdyl Sekiraqa, gjatë dëshmisë së tij është kuptuar që një pjesë e incizimeve të realizuara në vendin e ngjarjes pretendohet të jenë bërë nga zyrtarët policor me telefon privatë.

Ai tha se këto incizime asnjëherë nuk u janë dorëzuar mbrojtjes dhe se mbrojtja e ka pasur të pamundur deri më tani të dijë për emrat e zyrtarëve policorë që pretendohet që i kanë bërë incizimet.

Sipas avokati Mazreku, për tu siguruar se këto incizime a janë autentike, të pandryshuara kërkoi që zyrtarisht të sigurohen informacionet, përkatësisht emrat e hetuesve policorë, numrat IMEI të telefonave të tyre.

Lidhur me këtë kërkesë të avokatit Mazreku, prokuroja Ervehe Gashi, tha se sa i përket verifikimit të vërtetësisë, se a janë video incizimet autentike apo jo, nuk ka nevojë që të zbulohet identiteti i zyrtarëve policor, dhe se për tu verifikuar vërtetësia e këtyre video-incizimeve, sipas saj, ekziston institucioni i specializuar Agjensioni i Kosovës për Forenzikë i cili mundë ta bëjë këtë ekspertizë.

jo shtoi se sa i përket çështjes së dorëzimit të video-incizimeve mbrojtjes, prokuroria ia ka dorëzuar të njëjtat me kohë.

Edhe kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani ka kundërshtuar propozimin e avokatit Mazreku lidhur me kërkesën zbulimit të emrave të zyrtarëve policorë, por ka aprovua kërkesën se këto incizime të dërgohen në ekzaminim për të vërtetuar se a ka pasur ndërhyrje.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 27 maj 2022, i pandehuri Bajram Rexhaj, akuzohet se më 16 mars 2022, në cilësi të personit zyrtar, oficerit korrektues, ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri ditën kritike në pompën e derivateve “Shell” në hyrjen e parë të Prizrenit gjatë aplikimit të masës së simulimit të veprës së korrupsionit, ka pranuar para në shumën prej 50 euro, me qëllim që të fusë gjëra të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si: numër telefoni të “IPKO-s”, dy kartela mbushëse telefonike dhe një parfum për një të burgosur me nofkën “Edin”.

Me këtë, i pandehuri Rexhaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, paragraf 2 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

spot_img

Të fundit

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...

MOS U MERRNI ME KËTË SPORT SEPSE..

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të...