Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > DOKUMENTE | “Uragan” dorëheqjesh në komunën e Vetëvendosjes, menaxherë, mjekë e infermierë të pakënaqur braktisin shëndetësinë në Shtimen e “Çlirimtarit”

DOKUMENTE | “Uragan” dorëheqjesh në komunën e Vetëvendosjes, menaxherë, mjekë e infermierë të pakënaqur braktisin shëndetësinë në Shtimen e “Çlirimtarit”

Në Komunën e Shtimes, sektori i shëndetësisë po përballet me një valë alarmante dorëheqjesh.  Emrat e të gjithë të dorëhequrve në këtë sektor nën udhëheqjen e kryetarit Qemail Aliu, i njohur si “Çlirimtari i Shtimes”.

Mjekë si Isa Haxhiu, Muharrem Asllani, Pranvera Bajrami, Sahadete Sopa dhe së fundmi Isuf Abazi, si dhe mjekët Gojart Ferati dhe Lis Prelvukaj, janë dëshmi e gjendjes së rëndë që ka kapluar këtë sektor.

Dorëheqja më e fundit, ajo e Isuf Abazit, ushtrues i detyrës së kryeinfermierit në shërbimin e mjekësisë familjare, ndodhi pas një periudhe të gjatë presioni dhe tregon dështimet e menaxhimit të qeverisjes së Qemajl Aliut, kryetarit të komunës, i cili, përkundër titullit të tij si mjek, e ka lënë shëndetësinë në një gjendje kritike.

Demokracia.com e ka përcjellë vazhdimisht këtë sektor të kësaj komune dhe kjo është për shkak të emërimeve të individëve pa përgatitje dhe pa përvojë të duhur menaxheriale. Ashtu si në asnjë komunë tjetër, në tri vitet e fundit, sektori i shëndetësisë në Shtime ka përjetuar ndërrimin e katër drejtorëve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS): Isa Haxhiu, Ilaz Kadrija, Muharrem Asllani dhe Mimoza Salihu. Këto ndryshime të vazhdueshme janë dëshmi e paaftësisë për të stabilizuar një sektor kaq të rëndësishëm për qytetarët.

Siç ka mësuar Demokracia.com, dorëheqja e Isa Haxhiut erdhi në kontekstin e hetimeve nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) për konflikt interesi. Ai dha dorëheqjen më 28 korrik 2023, pas një hetimi intensiv për shkelje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Akuzat për keqmenaxhim dhe nepotizëm të nxitura nga opozita janë rritur, duke sjellë shqetësim për mënyrën sesi emërohen dhe largohen punonjësit në sektorin shëndetësor. Isa Haxhiu, po ashtu, po hetohet edhe për vepra të tjera penale që lidhen me shëndetësinë.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me Ilaz Kadrijën, i cili gjithashtu është duke u hetuar për shkelje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, në bashkëpunim me Qemajl Aliun. Kadrija, ish-ushtrues detyre i Drejtorit të Shëndetësisë, ka kryer veprime që bien ndesh me ligjin.

Ilaz Kadrija, nga komuna e Deçanit, po hetohet nga ky agjencion për konflikt interesi. Sipas dokumentit që Demokracia.com posedon, hetimi për Ilaz Kadrijën dhe Qemajl Aliun është duke ndodhur për shkak se Kadrija, ish Ushtrues Detyre i Drejtorit të Shëndetësisë dhe njëkohësisht Ushtrues Detyre i Drejtorit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të Ligjit Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Këto veprime bien ndesh me Nenin 13 të këtij ligji, i cili trajton papajtueshmërinë me ushtrimin e funksionit publik, veçanërisht paragrafin 2. Këto shkelje janë realizuar në bashkëpunim me Qemajl Aliun, Kryetar i Komunës së Shtimes. Sipas Nenit 13, Paragrafi 2, zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të ndërmarrjeve publike, shoqërive aksionare me pronë publike apo institucioneve të tjera publike, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. Gjithashtu, zyrtari i lartë nuk ka të drejtë për shpërblim financiar për këto role, përveç kompensimit për shpenzime të udhëtimit dhe shpenzime të tjera të lidhura me funksionet e tij.

Muharrem Asllani, nga Fushë Kosova, i cili ka qenë këshilltar i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, gjithashtu është përballur me akuza serioze nga opozita në Shtime lidhur me të kaluarën e tij. Ai dyshohet dhe akuzohet se ka qenë ish-polic i Serbisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht gjatë viteve 1998-1999. Këto akuza kanë ngjallur polemika të mëdha, duke shkaktuar reagime të forta nga opozita në Shtime dhe në opinionin publik në nivel lokal. Pretendimet për lidhjet e tij me strukturat serbe gjatë konfliktit kanë hedhur dyshime mbi integritetin e tij politik dhe kanë thelluar tensionet mes tij dhe kundërshtarëve politikë, duke nxitur debat rreth përfshirjes së ish-figurave të lidhura me regjimin serb në institucionet e Kosovës pas luftës.

Pas të gjitha këtyre situatave, nën presionin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe APK-së, Qemajl Aliu ka liruar Muharrem Asllanin dhe Ilaz Kadrijajn, duke emëruar Mimoza Salihajn si Drejtoreshë në Shëndetësi, e cila ka një sfond në ekonomi, por pa përvojë të mjaftueshme në menaxhim shëndetësor.

Përveç personave të lartpërmendur edhe në pozita tjera brenda QKMF-së ka pas gjithashtu largime dhe dorëheqje. Pranvera Bajrami, ish drejtoreshë në QKMF dhe Sahadete Sopa, kryeimfermiere e QKMF-së, janë dy nga emrat që janë dorëhequr më herët, e cila tregon se problemet janë të thella në këtë institucion shëndetësor.

 

Së fundmi, Isuf Abazi, i cili kishte shërbyer për dy vite në poziten e kryeinfermierit, ka dhënë dorëheqje pas një periudhe të gjatë presioni nga menaxhmenti dhe figura kyçe të afërta me Qemajl Aliun. Një nga faktorët kryesorë që ka sjellë deri te ky kaos është përzgjedhja e njerëzve të papërgatitur dhe të pa përvojë në pozita menaxheriale. Mervete Hasani Smajli, e cila është emëruar si ushtruese e detyrës së kryeinfermieres në QKMF, ka përgatitje të mesme dhe pa përvojë menaxheriale. Ajo duke përfituar nga afërsia e saj me kryetarin Qemajl Aliu dhe lidhjet politike me Lëvizjen Vetëvendosje, ka siguruar jo vetëm pozitën e saj, por edhe punësimin e anëtarëve të familjes në poste kyçe (vëllaun Naim Hasani, shef i Zyrës së Burimeve Njerëzore në Komunë, motrën Valdete Hasani e punësuar me Caritas në QPS). Mervetja me sjelljet e saj përflitet se ka krijuar një klimë nepotizmi në administratën shëndetësore të Shtimes.

Në një komunikim në rrjetin social Viber, që ka siguruar Demokracia.com, dy mjekët Dr. Gojart Bajrami dhe Dr. Lis Prelvukaj, mjekë të respektuar, më 3 maj 2024 kishin bërë të ditur vendimin e tyre për t’u tërhequr nga QKMF, duke përshkruar një atmosferë të rëndë dhe të pashëndetshme për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të UD të Shefes së Mjekësisë Familjare, Lumturi Hysaj.

Gojart Ferati ka kritikuar ashpër drejtuesit aktualë të QKMF-së duke denoncuar sjelljet dhe veprimet e Hysajt, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe nepotizëm. Ai ka theksuar se ka pasur një periudhë të gjatë të presionit dhe largimeve të detyruara që janë përpjekur të pastrojnë institucionin nga ata që nuk janë në përkrahjen e qeverisjes aktuale. Sipas Feratit, ky është një shembull i qartë i keqmenaxhimit dhe abuzimit me pushtetin.

Problemet e shëndetësisë në Shtime janë thelluar edhe me largime e dorëheqje të tjera si ato të Pranvera Bajrami dhe Sahadete Sopës.

Isuf Abazi, pasi kishte shërbyer për dy vjet si kryeinfermier, u detyrua të japë dorëheqje për shkak të presioneve nga menaxhmenti dhe individë të afërt me Qemajl Aliun. Faktorët kryesorë të këtij kaosi përfshijnë përzgjedhjen e individëve të papërgatitur në pozita menaxheriale.

Mervete Hasani Smajli, e emëruar si ushtruese e detyrës së kryeinfermierit, ka treguar sesi afërsia me kryetarin Aliu i ka ndihmuar në sigurimin e pozitave dhe punësimin e anëtarëve të saj të familjes në pozita kyçe.

Isuf Abazi, një infermier me përvojë, ka dhënë dorëheqje për shkak të presioneve të vazhdueshme, duke refuzuar të veprojë nën diktatin e Mervete Hasanit. Një tjetër emërim në këtë kaos është ai i Suzana Qorrollit si ushtruese e detyrës së kryeinfermeres, emërim që është konsideruar kundërligjor për shkak të mungesës së përvojës dhe procedurës ligjore të rekrutimit.

Vlen të theksohet se ky emërim si ushtruese detyre është kundërligjor, pasi ajo nuk i plotëson kriteret ligjore për të udhëhequr, duke qenë se nuk është përzgjedhur përmes një procedure të ligjshme të rekrutimit, pra pa konkurs. Për më tepër, Suzana nuk ka asnjë përvojë menaxheriale dhe ende nuk ka përmbushur një vit të plotë nga punësimi i saj. Emërimi i saj në këtë pozitë menaxheriale nga stafi i QKMF-së nuk është pritur mirë dhe është shoqëruar me dyshime se ajo është vendosur aty për të përmbushur agjenda politike të kryetarit Aliu dhe jo për të menaxhuar me profesionalizëm e drejtësi. Në QKMF ka infermierë me përvojë dhe kredibilitet, të cilët mund ta kryejnë këtë detyrë me kompetencë.

Shëndetësia është një nga sektorët më të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve dhe çdo hap për të përmirësuar gjendjen duhet të bëhet me përkushtim dhe seriozitet.

Powered by WordPress