Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë,...

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten...

Aeroplani bën ulje emergjente, miu surprizon pasagjeren gjatë fluturimit!

Një fluturim nga Norvegjia në Spanjë u desh të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Simboli i miqësisë “Buddy Bear”, Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

Extra AL PVC

Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Kështu u tha në shënimin e 25 vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me ç’rast është prezantuar edhe “Buddy Bear”, si simbol i miqësisë mes dy shteteve.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Matthias Conrad tha se qëndrojnë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, duke ndarë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt.

Ai potencoi se që nga viti 1999, Gjermania ka i investuar afër një miliard euro për ndërtimin e infrastrukturës, nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, punësimin, integrimin në BE e të tjera.

Conrad shtoi se mbështesin dëshirën e Kosovës për t’u integruar në familjen euroatlantike.

“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Dhe ndërsa reflektojmë për veten tonë, historinë tonë gjermane, historinë tonë të trazuar gjermane, historinë e vështirë, ne e kuptojmë dhe e mbështesim shumë dëshirën e Kosovës për t’u integruar në familjen euroatlantike.

Ne qëndrojmë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, ndajmë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt. Gjatë çerek shekullit të kaluar, 25 vjet, Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik, zhvillimit shoqëror, dhe si një komb sovran… Gjermania ka investuar afër një miliardë euro që nga viti 1999.

Këto para janë drejtuar për ndërtimin e infrastrukturës për të nxitur rritjen ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, të rinjtë, punësimin, integrimin në BE, menaxhimin e mbeturinave, për një Kosovë më të gjelbër dhe më të shëndetshme”, tha Conrad.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën.

“Gjermania është një nga shtetet e para që njohu Republikën e Kosovës. Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën. Gjermania është partneri edhe për investime kryesore, por edhe për sigurinë e Kosovës, për ekipin më të madh për KFOR-in për të ruajtur sigurinë e vendit tonë.

Në vitin 2008 pas deklarimit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në konferencën pas pavarësisë, Gjermania ishte një nga donatorët më fer dhe më të drejtë ndaj republikës sonë, duke ofruar zotimet e reja për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendin tonë që ishte një befasi për ne…

Bashkëpunimi gjerman është në interes për të zbërthyer potencialin e njerëzve tanë, të republikës sonë, të sektorit privat por edhe për stabilitetin institucional që Kosova të integrohet sa më shpejtë në reformat e integrimit evropian. Jam mirënjohës për angazhimin gjerman, nga bashkëpunimi gjerman në zhvillimin ekonomik dhe trajnimin për të rinjtë tanë për të fituar punë të denjë dhe më të shpejtë”, tha Hajdari.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh mirënjohës për gjithçka që shteti gjerman ka bërë për Kosovën.

Ai tha se prezantimi i “Buddy Bear”, është simbol i partneritetit të përbashkët dhe miqësisë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

“Simbol i partneritetit tonë të përbashkët, i miqësisë sonë, por edhe është diçka që na kujton gjithçka që kombi gjerman ka bërë për ne për Kosovën, për Prishtinën dhe ne jemi shumë, shumë mirënjohës. Padyshim super krenar sot që kam pjesën simbolike që nga viti 2001 ka përhapur fjalë miqësie, paqeje, bashkëpunimi në qytete të ndryshme anembanë botës, besoj se është në Tokio, në Paris, në Londër dhe në Nju Jork, tani, këtë e kemi edhe në Prishtinë.

Ajo që më bën gjithashtu shumë të lumtur është se artisti ynë i madh këtu, Taki (Taulant Qerkinaj), ka punuar në veprën dhe mezi pres ta zbuloj këtu për të gjithë banorët e Prishtinës këtu në Kosovë, dhe premtoj se do gjejmë një vend të përshtatshëm, të bukur për të që të qëndrojë këtu përgjithmonë, duke festuar miqësinë tonë, duke festuar bashkëpunimin tonë dhe duke festuar potencialin tonë të ardhshëm për të dy vendet për Gjermaninë dhe Kosovën”, potencoi Rama.

Simboli “Buddy Bear”, i prezantuar sot në 25 vjetorin e bashkëpunimit mes dy vendeve, është punuar nga artisti Taulant Qerkinaj i njohur si Taki. /KP/

spot_img

Të fundit

Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë,...

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten...

Aeroplani bën ulje emergjente, miu surprizon pasagjeren gjatë fluturimit!

Një fluturim nga Norvegjia në Spanjë u desh të...

“Identifikohet personi që dyshohet se kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë, i bastiset shtëpia”

Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc, pas plagëve të marra...

Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1595 personave të zhdukur nga forcat serbe. Gërmimet për...

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA. Ajo...

Aeroplani bën ulje emergjente, miu surprizon pasagjeren gjatë fluturimit!

Një fluturim nga Norvegjia në Spanjë u desh të bënte një ulje emergjente në Danimarkë pasi një mi u largua nga një vakt ushqimi...