spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Quni në emër të LDK-së, bën homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ahmet Krasniqit

Extra AL PVC

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në emër të partisë bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.“Heroi i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, ishte atdhetar, intelektual, strateg i mirëfilltë ushtarak dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Guximi e profesionalizmi i tij ishin vlerat që e shoqëruan në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi e demokraci; ndërsa emri i Kolonel Krasniqit mbetet gurthemel i shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Fatkeqësisht, edhe fati i Kolonel Ahmet Krasniqit, ishte i njëjtë me të atyre që dhanë gjithmonë gjithçka për atdheun, ndërsa u vranë nga ata që nuk ia duan të mirën e atdheut tonë. Vrasja e tij si dhe mos zbardhja e këtij akti kriminal, janë dy herë humbje e madhe për kombin tonë”.“Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit!”.

spot_img

Të fundit

“Kush janë këta hamama?”, qytetari që iu bërtiti aktivistëve të PSD’së del të jetë militant i flaktë i Kurtit

Ramadan Istrefi, banor i Mitrovicës së Veriut ka kritikuar...

Burzako: E rrezikshme vonesa e BE-së në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Partia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim me “Institute of...

Murati tha se ka pasë rritje ekonomike në këtë tremujor, Bajrami: Qytetarët e dinë që pagat kurrë ma të pavlera s’kanë qenë

  Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27%...

“Kush janë këta hamama?”, qytetari që iu bërtiti aktivistëve të PSD’së del të jetë militant i flaktë i Kurtit

Ramadan Istrefi, banor i Mitrovicës së Veriut ka kritikuar ashpër dy zyrtarët e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe Frashër Krasniqi. Kjo ka ardhë pas aksionit të...

VIDEO/ Rrahje e rëndë mes tifozave të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë, para policisë përdorën edhe thika

Një rrahje e rëndë ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë. Në pamjet e publikuara nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar”...