Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos...

Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?

  Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Musliu: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rreme, sot të vetmen kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje po bënë mrekulli

Extra AL PVC

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se kushtet e Vuçiqit dhe ish kushtet e Millosheviçit janë të njohura për Kosovën.Musliu në një intervistë për GazetaBlic, shton se fatkeqësia më e madhe është që Kosova dhe Beogradi i kanë dy njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë të mirë për vendet ku ata qeverisin.

Ajo potencon se kemi një kryeministër demagog i cili erdhi në pushtet me kauza të rrejshme ku sot të vetmën kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje është duke bërë mrekulli.“Kushtet e Vuçiqit dhe ish kushtet e Milloshevicit, janë të njohura për Kosovën, fatkeqësia më e madhe është se në Beograd dhe në Kosovë i kemi dy njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë të mirë për vendet ku ata qeverisi. Një bashkëpunor i Millosheviqit amnistohet në mënyrë absolute nga bashkësia ndërkombëtarë sic është Vuciqi, përderisa ushtarët e UCK sot gjykohen në Hagë dhe në anën tjetër e kemi një politikan, një kryeministër siç është Albin Kurti, një demagog klasik i cili ka ardh në pushtet me kauza të rrejshme dhe sot të vetmën kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje po e shtrin sovranitetin, gjoja se atje është duke bërë mrekulli”, tha Musliu.

Tutje, ajo thotë se suksesi më i madh që ka Kosova në veri është vendosja e pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë që u bë në qeverisjen e Hashim Thaçit.
“Nëse duhet të vlersojmë diçka si sukses në veri të Kosovës, suksesi më i madh që Kosova ka shënu është vendosja e pikave kufitarë në Bërnjak, Jarinë, që është bërë në qeverisjen e Hashim Thaçit”, u shpreh ajo.

Deputetja thekson se kushtet e Vuçiqit karshi Kosovës dhe ato të Kurtit karshi Serbisë, janë vetëm retorika të përditshme që përdoren për efekt elektoral.“Kushtet që Vuciqi i drejton Kosovës dhe kushtet që Albin Kurti i drejton Serbisë, janë vetëm retorika të përditshme të tyre dhe material për ta mbajtur adrenalinën lart për ndikim ose efekt elektoral. Kemi bashkësinë ndërkombëtare e cila flet cdo ditë për rëndësinë e depërshkallëzimit të situatës në Kosovë ose në Veri, dhe të depershkallëzimit të gjuhës së ashpër të cilën e kanë ngrit këta dy persona të dëmshëm për cështjen e Kosovës. Cdo ditë dëgjojmë deklarata popiliste, militanteske të Vuciqit atë anë kufiri dhe të Albinit në këtë anë kufirit që ndikon në elektrizimin e masave si te ultranacionalistët e Beogradit ashtu edhe te militantën e LVV”, përfundoi Musliu për GazetaBlic.

spot_img

Të fundit

Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos...

Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?

  Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos...

Një shtet bektashi brenda Shqipërisë në stilin e Vatikanit, gazeta amerikane zbulon planet e Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për mediumin...

Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një...

Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?

  Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, meqë nuk e ndotin ambientin. Ky lehtësim është paraparë të përfshihet në...