spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Njerëzit më urryen, disa më kërkuan ndjesë”, Olta flet për Big Brother VIP

Extra AL PVC

Aktorja Olta Gixhari ka komentuar edhe pjesën e “Big Brother Vip Albania” teksa ishte në podcastin e Mira Kazhanit. Ajo e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por shton se ka pasur shumë raste kur pas daljes nga “BBV” njerëzit i kanë kërkuar falje që e kanë urryer dhe nuk e kanë kuptuar.

‘Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më keni urryer, nuk të kemi kuptuar’

Pyetja: Pse more pjesë në Big Brother VIP Albania?

‘Kisha nevojë. Ëshë një emision që unë kurrë nuk do thoja po. Një njeri që mezi bën një intervistë, shfaqet në një reality show. Ka qenë një periudhë e cuditshme, se u bëra mama me plan. Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë. Kisha nevojë për një revolucion, një shkëputje, nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar se cfarë kisha nevojë. Ishte ulërimë nga thellësia e shpirtit, se nga një tapet i kuq shkon në një shtëpi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”.

spot_img

Të fundit

“Kush janë këta hamama?”, qytetari që iu bërtiti aktivistëve të PSD’së del të jetë militant i flaktë i Kurtit

Ramadan Istrefi, banor i Mitrovicës së Veriut ka kritikuar...

Burzako: E rrezikshme vonesa e BE-së në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Partia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim me “Institute of...

Murati tha se ka pasë rritje ekonomike në këtë tremujor, Bajrami: Qytetarët e dinë që pagat kurrë ma të pavlera s’kanë qenë

  Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27%...

“Kush janë këta hamama?”, qytetari që iu bërtiti aktivistëve të PSD’së del të jetë militant i flaktë i Kurtit

Ramadan Istrefi, banor i Mitrovicës së Veriut ka kritikuar ashpër dy zyrtarët e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe Frashër Krasniqi. Kjo ka ardhë pas aksionit të...

VIDEO/ Rrahje e rëndë mes tifozave të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë, para policisë përdorën edhe thika

Një rrahje e rëndë ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë. Në pamjet e publikuara nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar”...