Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, këtë të shtunë...

Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve

Extra AL PVC

Disa nga zyrtarë e Listës Serbe, të premten, kanë takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku nga ky i fundit kanë kërkuar që SHBA-të “të përfshihen edhe më shumë në mbrojtjen e të drejtave të serbëve”.

Nëpërmjet një komunikate për media, Lista Serbe, ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për pozitën dhe problemet e popullit serb në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan pozitën jashtëzakonisht të vështirë të popullit serb dhe theksuan se si lëvizjet e njëanshme të ‘regjimit’ në Prishtinë i zmbrapsën marrëdhëniet ndëretnike dhe e vendosën popullin serb në pozitën më të vështirë që nga viti 1999”, thuhet në komunikatën për media.

Ndër të tjera gjatë takimit Lista Serbe ka kërkuar që SHBA-të “të përfshihen edhe më shumë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb, për të parandaluar lëvizjet e njëanshme dhe për të respektuar marrëveshjet e nënshkruara që garantojnë të drejtat e popullit serb”.

Të njëjtën kërkesë ndaj SHBA-ve parashtroi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris.

Vuçiç, siç njoftoi vetë ai nëpërmjet një postimi në platformën sociale Facebook, kërkoi nga Harris një mbështetje më të fuqishme të SHBA-ve për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimin e të drejtave të tyre në Kosovë.

spot_img

Të fundit

Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, këtë të shtunë...

Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos...

Zero taksa për regjistrimin e veturave elektrike. A mjafton?

  Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos...

Endrit Thaçi viziton gjyshin në Burojë: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, këtë të shtunë e ka vizituar gjyshin e tij në Burojë. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes...

Ka ndodh jashtë projeksioneve- Me çka po krenohet Kurti kësaj radhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar...

Vërshime “të paprecedenta” në Japoni: Një i vdekur, disa të zhdukur

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një...