Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Dodik lëshon një deklaratë pa asnjë dëshmi: U planifikua likuidimi im dhe i Vuçiqit

Presidenti i RS Milorad Dodik është lëshuar në aventura...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

Extra AL PVC

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X.

“Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit.” – shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.

Sipas ministres kjo është e nevojshme “për të përmbushur detyrat tona kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.

“Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”
Edhe mbreti i Holandës Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t’u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS) . Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian./DW

spot_img

Të fundit

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Dodik lëshon një deklaratë pa asnjë dëshmi: U planifikua likuidimi im dhe i Vuçiqit

Presidenti i RS Milorad Dodik është lëshuar në aventura...

Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe Ukraina “provokojnë” Bjellorusinë

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin dhe Ukrainën me “pasoja katastrofike”...

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale. Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7. “Kam ardhur për zbardhjen...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, i tha RTV21 se si komision kanë marrë raporte...

Dodik lëshon një deklaratë pa asnjë dëshmi: U planifikua likuidimi im dhe i Vuçiqit

Presidenti i RS Milorad Dodik është lëshuar në aventura dhe deklarata pa asnjë dëshmi rreth sigurisë së tij dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Ai i...