Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar një sulm i madh ukrainas me dronë në një depo të rëndësishme të armëve rreth 400 kilometra në perëndimit të kryeqytetit të Rusisë, Moskë.
Fotografitë e Planet Labs, të publikuara nga ekipi hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat, shfaqin tymin që mbulon pjesë të mëdha të territorit mbi qytezën Toropets në rajonin Tver, ku ndodhen dy baza ushtarake, pak orë pas sulmit të mëngjesit të 18 shtatorit.
Burime të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) thanë se sulmi “e zhduku depon nga faqja e dheut”.Pamje të tjera të xhiruara nga kompania e teknologjisë hapësinore, Maxar, tregojnë se sulmi me mbi 100 dronë la shtëllunga tymi dhe zjarre në vendndodhjen e depos, e cila përdorej për të ruajtur raketa, bomba dhe municione të tjera.
Sensorët vërejtën aktivitet sizmik të ngjashëm me atë të një tërmeti të vogël dhe satelitet e NASA-s nxorën burime të nxehtësisë që sugjeruan se 14 kilometra katrorë territor u prekën nga zjarri.Sulmi i mëngjesit të 18 shtatorit shkaktoi zjarr të madh si pasojë e shpërthimit të municioneve dhe e detyrojë një pjesë të banorëve vendës të largohen.
Ministriua e Shëndetësisë e Rusisë tha se 13 njerëz në Toropets, një qytezë me rreth 11.000 banorë, u spitalizuan pas sulmit.
New @Maxar 📸 satellite images showing the aftermath of this morning’s large-scale Ukrainian drone attack on an ammunition depot in Toropets, Russia, about 240 miles west of Moscow, that triggered massive explosions.
Pics 1, 3: Before, Sept. 7
Pics 2, 4: Aftermath, Sept. 18 pic.twitter.com/HmwL9dBIQD— Christopher Miller (@ChristopherJM) September 18, 2024