Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dedaj: Populizimi i Kurtit dhe dëmtimi i partneritetit të Kosovë-SHBA, fitore e madhe për Serbinë!

Extra AL PVC

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi.Departamenti amerikan i Shtetit tha në një njoftim se ‘kjo marrëveshje do t’i zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi, përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do ta forcojnë partneritetit strategjik SHBA-Serbi’.

Kjo është marrëveshja e dytë e rëndësishme e nënshkruar kohët e fundit pas asaj me Gjermaninë për litumin.Por ndërsa Serbia vazhdon këto bashkëpunime Kosova vazhdon të jetë nën sanksione ndërkombëtare.

Ish-diplomati, Gjergj Dedaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Serbia është duke përdorur ‘plasaritjet’ e partneritetit ndërmjet kosovës dhe SHBA-ve.Dedaj tha se qeveria aktuale është duke e humbur dhe zbehur besimin me aleatët dhe partnerët euro-atlantik.

“Serbia i gëzohet dhe me shumë menquri është duke përdorur plasaritjet e partneritetit ndërmjet SHBA dhe Kosovës, të cilat i ka shkaktuar pushteti aktual i Kosovës në këto katër vitet e fundit të keqeqeverisjes.SHBA si një supërfuqi botërore dhe prodhues të paqës, lirisë dhe të demokracisë kudo në planet, janë të hapura për bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha vendet e botës demokratike.Qeveria aktuale e Kosovës në këtë drejtim është duke e humbur dhe zbehur besimin me aleatët dhe partnerët euro-atlantik, në veqanti me mbështetësit dhe sponzorisuesit kryesor të lirisë, paqës, demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës, siq janë SHBA, BE dhe NATO” deklaroi Dedaj.Ai tutje potencoi se populizimi i kryeministrit Kurti dhe dëmtimi i partneritetit të Kosovës me SHBA është një fitore e madhe për Serbinë .

“Prezenca dhe përkushtimi i SHBA, BE dhe NATO-s, për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe progresin në Ballkanin Perëndimor, padyshim se përfshin edhe bashkëpunimin dhe invetimet në Serbi, kjo nuk do duhej të ishte problem për Kosoven, sepse problemi më i madh i Kosovës do duhej të ishte politika përçarëse dhe dëmtuese e pushtetit kosovar në raport me SHBA, BE dhe NATO-n.Populizmi i Albin Kurtit dhe dëmtimi i partneritetit të Kosovës me SHBA kryesisht është një fitore e madhe për Serbinë dhe faji në këtë rrafsh është në Prishtinë” tha Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”Marrëveshja ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë u nënshkrua të mërkurën nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq.

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...