Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nis gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Nis gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Të enjten, ka nisur seanca fillestare e gjykimit ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Krasniqi, i cili u arrestua më 19 prill të vitit të kaluar, është përballur me një operacion të gjerë bastisjeje nga Njësia e Veçantë e Hetimeve.

Gjatë këtij operacioni, janë kryer kontrollime në zyrën e tij në KEK dhe në dy banesat e tij private.

Ai ka qëndruar në paraburgim deri në shtator dhe, pas lirimit, iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut.

Krasniqi ishte emëruar në krye të KEK-ut në tetor të vitit 2021.

Sipas informacioneve, aktakuza ndaj tij është e ndarë plotësisht nga hetimi për të cilin ai ishte arrestuar vitin e kaluar.