Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili vdiq një ditë më parë pas një arresti kardiak do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili vdiq një ditë më parë pas një arresti kardiak do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapen dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.

Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një reagim prekës në rrjete sociale, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani lajmëroi se ceremonia do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie.