Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan për bisedime mbi çështje që variojnë nga lufta në Gazë, Sudani dhe zhvillimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka theksuar se vizita do të jetë e para e një presidenti të vendit arab në Uashington, duke shtuar se Nënpresidentja Kamala Harris do të takohet veçmas me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Diskutimet do të përqendrohen gjithashtu tek ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër, u ka thënë zëdhënësi Kirby gazetarëve, transmeton VOA.