Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > RTK: Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

RTK: Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

RTKlive merr vesh se shefi i ekzekutivit kosovar ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë drekë pune.

Në këtë takim do të diskutohen agjendat e reformave, të cilat janë parakushte për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.

Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këto janë axhenda reformash nga aspekti socio-ekonomik, por edhe fusha themelore. Ndërsa jemi duke finalizuar shqyrtimin e këtyre agjendave të reformës, ne do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-s. Nëse komiteti IPA merr një vendim pozitiv, komisioni do të pranojë axhendat e reformës”, ka deklaruar ajo.

Siç raportoi Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, qëllimi kryesor i këtij takimi, është diskutimi i “agjendave të reformës dhe rritjes”, të cilat pothuajse të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar Komisionit Evropian, si parakusht për marrjen e pagesave të para nga Rritja.

Powered by WordPress