Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Azemi: Dëmi i procesit të fundit zgjedhor do të riparohet, rreth 100 mijë vota do t’i kthehen LDK’së

Azemi: Dëmi i procesit të fundit zgjedhor do të riparohet, rreth 100 mijë vota do t’i kthehen LDK’së

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi në Pressing në T7 se rreth 100 mijë vota i kanë ikur kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2021.

Azemi tha se ky dëm i përkthyer në 100 mijë vota duhet të riparohet, sepse u shpreh se votuesit e djathtë e kanë vendin në LDK dhe jo në lëvizjet e majta sikurse Lëvizja Vetëvendosje.

“Në procesin e fundit elektoral ka pas një dëm të madh që i është shkaktuar LDK-së dhe këtë dëm po duhet me riparu tash, dëmin e barazojmë me votat që janë shku. Afër 100 mijë vota kanë ikë nga LDK dhe kanë përfundu në LVV nëpërmjet Listës GUXO”, tha Azemi në Pressing, transmeton Express.

“Votuesit e djathtë – rugovist, në asnjë moment nuk munden me gjetë vetën tek lëvizjet e majta siç është Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë vendin në LDK dhe ajo është shtëpia e tyre e aty duhet të kthehen dhe bashkërisht punojmë ta kemi fitoren”, u shpreh më tej Azemi.

Themes by WordPress