Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 25 vjet nga themelimi i Komunës së parë të Prizrenit, ndahen mirënjohje për ata që dhanë kontribut

25 vjet nga themelimi i Komunës së parë të Prizrenit, ndahen mirënjohje për ata që dhanë kontribut

Sot janë bërë 25 vjet që nga themelimi i komunës së parë të Prizrenit. Në ceremoninë që u mbajt në nder të kësaj dite, u ndanë mirënjohje për disa personalitete që kanë dhënë kontribut.

Tepihu i kuq u shtrua e studentët dolën për t’i pritur.

Të mërkurën u shënua 25-vjetori i themelimit dhe funksionimit të Komunës së parë të Prizrenit.

Për të shënuar këtë ceremoni të pranishëm ishin figura që kishin dhënë kontributin e tyre në këtë Komunë.

Në emër të kryetarit të Komunës, kryesuesja e Asamblesë , Antigona Bytyqi u shpreh se nuk do ndalen së punuari drejt sukseseve të kësaj Komune.

E kryetari i parë i Komunës ishte Kadri Kryeziu, i cili tregoi disa nga vendimet e atëhershme që i kishte marrë.

Po ashtu, mirënjohje u ndanë edhe për disa personalitete qe dhanë kontribut në zhvillimin e kësaj Komune.

Ndër ta edhe Ilir Kulla nga Shqipëria, për ndihmën e treguar në kohën e luftës në fushën e sigurisë.

Ky i fundit i emocionuar, u shpreh se çdo shqiptar anekënd botës është i lidhur me qytetin e Prizrenit.

Pas ceremonisë, për pjesëmarrësit u organizua edhe një koktej rasti.