Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krimet e luftës, Çeku: Do të vazhdojmë betejën për dëmshpërblim nga Serbia

Krimet e luftës, Çeku: Do të vazhdojmë betejën për dëmshpërblim nga Serbia

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka dorëzuar sot raportin e dokumentimit mbi krimet e luftës në Kosovë, Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës.

Ky raport është rezultat i punës së Komisionit shtetëror të formuar nga qeveria për të hetuar dhe dokumentuar krimet e kryera gjatë luftës.

Në një postim në Facebook, ministri Çeku ka theksuar vendosmërinë për të vazhduar betejën për drejtësi dhe dëmshpërblim ndaj Serbisë. Ai ka vënë theksin mbi dëmet që trashëgimia kulturore e Kosovës ka pësuar si pasojë e “projektit gjenocidal serb”, duke e cilësuar këtë si një akt kulturocidi me pasoja tronditëse.

Sipas raportit të publikuar nga Çeku, 1784 monumente janë shkatërruar, 3724 artifakte janë grabitur, 175 biblioteka janë djegur ose shkatërruar, dhe 1.7 milion libra në gjuhën shqipe janë asgjësuar.

Gjithashtu, mijëra dokumente arkivore të monumenteve janë grabitur dhe qindra vepra arti janë dëmtuar ose vjedhur gjatë luftës në Kosovë.

Ministri ka premtuar se përpjekjet për të ndriçuar të vërtetën dhe për të kërkuar drejtësi nuk do të ndalen.

Powered by WordPress