Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mendimi për motin: Mundësi për shi nga mesi i javës

Mendimi për motin: Mundësi për shi nga mesi i javës

Mendimi për motin – 18.09.2024 – Trendet javore

Mot relativisht më stabil ka mundësi të mbajë gjatë javës së fundit të shtatorit, me më shumë intervale me diell, sidomos në ditët e para. Nga mesi i javës, të mërkurën dhe enjten, paraqiten sinjale për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu. Temperaturat maksimale shkojnë mbi 20C, duke iu afruar vlerave prej 25C.

Përgjatë muajit tetor në përgjithësi, temperaturat nuk do të jenë shumë të larta, përreth vlerave mesatare, derisa të reshurat paraqiten kohë pas kohë, por jo ndoshta me sasi të larta.