Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sa është shkalla e papunësisë në Kosovë?

Sa është shkalla e papunësisë në Kosovë?

 

Është bërë e zakonshme që partia në pushtet t’i përdor statistikat mbi gjendjen ekonomike dhe sociale në vend sipas nevojave të saj ditore politike. Para pak dite kryeministri Kurti deklaroi se gjatë qeverisjes së tij “Mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte është 705.6 milionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej”.

Ndërkohë, ministri i financave dhe transfereve Hekuran Murati nw njw rast kishte shkuar deri atje sa të deklaronte se gjatë këtij mandati është shtuar edhe jetëgjatësia ne Kosovë. Tashmë mesatarja e saj është 80 vite apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor. E tërë kjo si pasoje shtimit të cilësisë së jetës.

E mburrja më e madhe me punën e kësaj Qeverie ka ndodhur dje, kur partia në pushteti ka shpërndarë disa të dhëna, duke cituar Barometrin Ballkanik , sipas të cilit Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në vendet e rajonit. “Mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%.Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%”.

Në këtë drejtim Kosova ia kalon edhe shumë shteteve të Bashkimit Evropian. Në bazë të dhënave të Eurostatit shkalla e papunësisë në kuadër të Bllokut është 6.20 %. Kurse shtetet më të zhvilluara sikur se Finlanda e Suedia e kanë 8.4 %, përkatësisht 8.3%

Mirëpo, këto pretendime të çuditshme të Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu demantohen edhe nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Kështu sipas të dhënave të këtij institucioni shkalla e papunësisë në Kosovë është 10.7 %

Në anën tjetër, në hulumtimin e fundit të të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nëpërmjet matjes së pulsit publik qytetarët në Kosovës i kanë listuar varfërinë , papunësinë dhe çmimet për furnizimet esenciale si tri problemet kryesore në jetën e tyre. Kurse në vitin e kaluar e njëjta organziatë kishte konstatuar për një rritje të varfërisë për vitin e kaluar. Vetëm gjatë vitit 2023 ky nivel ishte shtuar në 16 përqind nga 14. 65 përqind sa ishte në vitet e kaluara.

Powered by WordPress