Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira...

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në...

Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngritet aktakuzë

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Jau thej komtë, jau prishi karrierën” – Prokuroria në pritje të Policisë për “kërcënimet” e Agim Ademit ndaj yjeve të Kosovës

Extra AL PVC

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, mund të ketë sërish telashe me organet e drejtësisë.

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dhënë detaje për TV Dukagjinin, lidhur me rastin ku Ademi po dyshohet se ka kërcënuar tre futbollistë të kombëtares së Kosovës.

Ai e ka konfirmuar se Prokuroria e ka autorizuar Policinë e Kosovës të marrë informata dhe t’i verifikojë ato.

“E konfirmoj se është autorizuar Policia e Kosovës të verifikojë këto informata nëse ka të bëjë diçka me veprën penale “kanosje”. Pastaj, pasi të sigurohen informatat e Policisë do të vendosim nëse do të hapet rast për një vepër penale të tillë. Do t’i verifikojmë informatat e Policisë, nëse janë të vërteta do të fillojmë me hetimet”, ka thënë Gashi.

Agim Ademi ishte denoncuar publikisht nga opinionisti sportiv, Ramiz Shala, në emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini se i ka kërcënuar futbollistët e Kosovës, Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, me fjalët – “jau thej komtë, jau prishi karrierën”.

Të tre futbollistët ishin përjashtuar nga grumbullimi i fundit i Kombëtares së Kosovës, për shkak se kishin thyer rregullat e ekipit kombëtar.

Gjithashtu, edhe gazetari sportiv, Arlind Sadiku, kishte thënë se e ka marrë konfirmimin prej njërit nga futbollistëve të përjashtuar se Ademi ua ka thënë këto fjalë.

“Skandaloze Njëri nga futbollistët e përjashtuar, në kushte anonimiteti, pranoi se Agim Ademi i ka kërcënuar duke iu thënë “jau thej komtë, jau prishi karrierën”!” – kishte shkruar Sadiku në profilin e tij në Facebook.

spot_img

Të fundit

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira...

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në...

Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngritet aktakuzë

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e...

Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur – duhet të jetë lëndë në shkollat fillore

Gazetarja serbe Snezhana Çongradin ka akuzuar presidentin serb se...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të...

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në rrugën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se dyshohet që...

Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngritet aktakuzë

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e kishte angazhuar një ekspert të cilin do ta paguajë 5,560 euro në muaj. Ministri Çeku në...