Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krejt çka u tha për takimin në Bruksel në proces të dialogut Kosovë-Serbi

Extra AL PVC

Takimi trepalësh në Bruksel dje (më 17 shtator) dështoi. Dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi për Kosovë dhe Petar Petkoviq për Serbinë, nuk arritën të takohen, shkruan TV Arbëria.

Kjo pasi, siç kanë deklaruar publikisht, të dy palët nuk u dakorduan për tematikat në bisedime, si rrjedhor takimi dështoi të mbahej.

Kryenegociatori për Serbinë, pas takimit deklaroi se pala e Kosovës refuzoi të zhvillohej takimi pasi Serbia, insistoi të bisedohej rreth Asociacionit dhe Urës së Ibrit, po ashtu temave të tjera që lidhen me serbët në veri.

Ndërsa kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ku tha se Serbia parashtroi disa tema tjera në dialog, gjithashtu ka potencuar se Ana Bërnabiq nuk e ka tërhequr letrën, me anë të së cilës shteti i saj hiqte dorë nga zbatimin i marrëveshjes.

“Ne jemi pajtuar me këtë ftesë, e kemi konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takimin trilateral, por si duket Serbia pastaj ka refuzuar të hyjë me atë agjendë dhe ka kërkuar futjen e temave të saj, të cilat janë për konsum politik, çka ne nuk kemi qenë dakord”.

“Sot e kuptuam nga zoti Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Por, nuk qëndron. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, deklaroi ai.

Në anën tjetër në Bruksel përpos takimit me Emisarin Special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Besnik Bislimi zhvilloi edhe një takim tjetër, me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus, dhe Stefano Tomatin, Komandant i Operacioneve Civile në EEAS, i cili pas takimit tregoi se u bisedua për çështje të sigurisë, duke mos thënë më shumë detaje.

Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për temën e Urës së Ibrit, temë të cilën u refuzua të diskutohej në dialog, ka deklaruar se do të hapet shumë shpejt dhe në kordinim me ndërkombëtarët.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent aty dhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër’, deklaroi Sveçla.

Pas takimit për Urën e Ibrit, është deklaruar edhe Qeveria e Kosovës, ajo konsideron se edhe BE-ja e ka të qartë se nuk ka alternativa të tjera për këtë temë.

“Sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”, thuhet në reagim.

Në njoftim tutje thuhet se, Bislimi ka thënë se ura duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese.

Për këtë temë ka reaguar edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani ajo ka deklaruar se nëse dikush bën dialog me Serbinë për urën e Ibrit, e shkel sovranitetin. /TV Arbëria/

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...