Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasjes së tij

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar...

Prindi 1, Prindi 2, Valon Syla: Ky osht budallak, këtyne Kushtetuta s’ja u len katër gra

Analisti Valon Syla është duke debatuar sonte në Pressing...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vrasja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj analistit Arian Curri

Extra AL PVC

 

Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri.

Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e emisionit Top Storyt në Top Channel janë bërë objekt i një padie të ish-Presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli ndaj analistit.

Analisti ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor.

Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”.

I pyetur nga Top Channel në lidhje me thirrjen në gjyq, Curri tha se në deklaratat e tij nuk ka pasur kurrë fyerje apo shpifje.

Analisti ka ironizuar situatën, duke thënë se “në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”.

“Do të paraqitem vetë në gjyq në datën e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, te cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg.

Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.

Në deklaratat e mia s’ka patur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im.

Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media.

P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese’, tha Curri i pyetur nga Top Channel.

spot_img

Të fundit

Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasjes së tij

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar...

Prindi 1, Prindi 2, Valon Syla: Ky osht budallak, këtyne Kushtetuta s’ja u len katër gra

Analisti Valon Syla është duke debatuar sonte në Pressing...

“Mundeni me ba fiskulturë po ligji është ligj”, Latifi e Klinaku debatojnë për kauzën për familjen

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

“Familja tradicionale është e shkatërrume prej që dul telefoni”, debat i ashpër në studio për kauzën për familjen

Një debat është duke u zhvilluar në studion e Pressing në T7 teksa po diskutohet për kauzën për familje. Analisti Blerim Latifi thotë se familja...

Sveçla kujton zyrtarin e EULEX-it në 11-vjetorin e vrasjes së tij

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar doganierin e misionit të EULEX’it, Audrius Šenavičius, i cili u vra 11 vjet më parë...

Prindi 1, Prindi 2, Valon Syla: Ky osht budallak, këtyne Kushtetuta s’ja u len katër gra

Analisti Valon Syla është duke debatuar sonte në Pressing në T7, ku përmendi edhe dokumentin e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë që shkaktoi reagime...