Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur përkrahje për punëtorët teknikë që po bëjnë grevë për shkak të kushteve të punë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se udhëheqja e Kuvendit duhet të trajtojë këtë problem, përndryshe ai ka thënë se heshtja është e turpshme.
Postimi i tij i plotë:
Është i papranueshëm fakti që tash e disa herë puntorët teknik të Kuvendit të Kosovës detyrohen të mbajnë grevë, në kërkim të respektimit të minimumit të dinjitetit të tyre, sepse trajtimi i tyre është jashtë njerëzores, këtyre puntorëve të vyer me pagë të ulët, nuk u paguhet as trusti, as sigurimi shëndetësor, por as orët shtesë në seancat e gjata me orë të tëra, mos të flasim për punët në vikend.
Udhëheqja e Kuvendit duhet të trajtoj këtë problem, përndryshe është heshtje e turpshme.