Për dashamirët e sportit Kosovar, sot luhet ndeshja e mbetur e javes së parë, në mes FC Drita vs FC Malisheva. Bekim Isufi që tash është trajneri te Malisheva, do të udhëheq ekipen kundër ish skuadres së tij me të cilin pat arritur sukses duke luajtur edhe në gara evropiane.
Ndeshja ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Drites në garat evropiane. Në rast se fiton Drita do të ngjitej në vendin e gjashtë me po aq pikë, nderkaq në rast se FC Malisheva merr tri pikët, atëherë ajo do të jetë lider i vetëm në tabelë, pasi tani ndan vendin e parë me pikë të barabarta me Ballkanin, por skuadra nga Suhareka ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Takimi fillon në ora 15:00.