Numri i të vdekurve nga shpërthimi i pejxherët në Liban u rrit në 12, përfshirë dy fëmijë, tha të mërkurën ministri libanez i shëndetësisë Firass Abiad.
Hezbollahu dhe qeveria libaneze kanë akuzuar Izraelin për përgjegjësinë për shpërthimet e qindra pejxherëve. Izraeli nuk ka komentuar nëse është fajtor, shkruan Reuters.
Rreth 3000 njerëz, përfshirë civilë, raportohet se janë plagosur nga vala e shpërthimeve që goditën dje Libanin.
Ndërkohë që nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë, sulmi, i cili duket se kishte për qëllim kryesisht operativët e Hezbollahut, i është atribuuar gjerësisht Izraelit.