Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të martë në një ndërtesë shumëkatëshe në Paris, Francë.
Dyshohet se disa bombola gazi kanë shpërthyer në çatinë e një pallati gjashtë katesh. Autoritetet franceze njoftojnë se nuk ka të lënduar.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e metrosë në zonën e Port d’Ivry.
Nga videot e publikuara në rrjetet sociale shihte momenti i shpërthimit , teksa flakët dhe tymi ‘pushtojnë’ qiellin.