Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avdyli ‘godet’ LDK-në: Kanë devijuar nga rruga e drejtë, janë në krizë për Like e Komente

Avdyli ‘godet’ LDK-në: Kanë devijuar nga rruga e drejtë, janë në krizë për Like e Komente

Haxhi Avdyli nga Lista Guxo thotë se LDK-ja ka hyrë në krizë për like dhe komente, raporton GazetaBlic.Avdyli përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo vjen si pasojë e devijimit nga rruga e drejtë.

Sipas tij, po duken qesharak kur me çdo kusht mundohen me rrit madhështinë e sëmurë me iluzione e mashtrime.

Postimi i plotë:

Kriza për Like e komente si dikur kriza e naftës.Kur e kuptojnë që kanë devijuar nga rruga e drejtë, disa po i mbërthen kriza e mungesës për like e për share e kjo si duket po shkakton një lloj sëmundje të abstinencës.
Në atë rast për të shëruar egon e fryrë ose nis blen like në tregun e zi instagramian, ose krijon shumë fake account dhe nis i thirr lavde vetes me komente ne postime që vetë i shkruan, me shpresën që ashtu ju rriten like e share.Sa qesharak, aq edhe të vegjël, po duken kur me çdo kusht mundohen me rrit madhështinë e sëmurë me iluzione e mashtrime .Populli ju sheh edhe ju zbulon edhe kur bëni këso mashtrime të vogla e ndoshta jo aq të dëmshme.