Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar

Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë ka ndodhur sot në Zahaq të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Gazetën Express tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Prej personave të lënduar, katër janë liruar e tre të tjerë po trajtohen ende, por jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.