Ajo që ra në sy gjatë takimit në mes të presidentit bullgar Rumen Radev dhe homologes së tij Gordana Siljanovska-Davkova, nga Maqedonia e Veriut ishte mungesa e flamurit shtetëror maqedonas në këtë takim bilateral. Kjo mungesë është konsideruar si skandal dhe i rritur tensionet në mes të vendeve.
Në këtë rast. ishin ekspozuar vetëm flamujt Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian duke shkaktuar kështu një skandal diplomatik.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e akuzoi më pas Bullgarinë se po përpiqet të “shkel dinjitetin maqedonas”.
“Në të kaluarën, kur dinjiteti maqedonas poshtërohej dhe shitej, atëherë ata që ishin në pushtet para nesh, heshtnin , kthenin shpinën dhe josheshin nga ata që na poshtëruan dhe na shkelën. Tani gjërat të tilla do të adresohen diplomatikisht dhe dërgohen nota proteste. Kur kalohet një vijë e kuqe, duhet të jepet një përgjigje. citohet të ketë thënë Mitkoski nga agjencia bullgare e lajmeve BGNES .
Evropa dhe bota duhet të shohin “cilat janë synimet e vërteta të lidershipit në Sofje”, shtoi lideri i Maqedonisë së Veriut.
Të hënën, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut thirri për shpjegim ambasadorin bullgar Zhelyazko Radukov, Mirëpi mësohet se Radukov ka refuzuar takimin.
Pas takimit të së premtes, Radev tha se dialogu mes dy vendeve duhet të jetë aktiv në nivelin më të lartë.
Vizita jozyrtare në Sofje dhe takimi mes dy presidentëve erdhi pasi marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan pas ardhjes në pushtet të partisë së djathtë nacionaliste VMRO-DPMNE në Shkup.
VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet me premtimin se do ta çonte Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE pa përmbushur kushtin bullgar dhe të BE-së për listimin e bullgarëve si pakicë në kushtetutën e vendit, shkruan mediumi euroactiv.