Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit nga administrata Biden me Serbinë dhe vetizolimi i Kosovës

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020, patën nënshkruar Marrëveshjen e Uashingtonit, apo siç njihet ndryshe “marrëveshja për normaliziminn e ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky akord ishte nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuciq në Shtëpi të Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Kjo marrëveshje ishte sulmuar dhe satanizuar më të madhe në skenën politike të Kosovës. Madje, aq larg kishin shkuar konspiracionet e orkestruara nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, sa shkuan deri atje për ta cilësuar atë paraprakisht, si një nismë për ta vendosur hartën e Kosovës mbi tavolinë, e ku të pranishmit do t’i vërsuleshin asaj me thika dhe pirunë me qëllim copëtimin. Skenat e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, apo të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, kur u territoret e shqiptare u përdorën si monedhë kusuritje për të balancuar interesat e Fuqive të Mëdha të kohës, u përdoren si imazh historik për ta denigruar atë.

Në këtë kontekst, jo pak përfitime të brendshme politike u krijuan nga ai mobilizim populist kundër kësaj marrëveshje, pavërisht faktit, se pikërisht me anë të saj tentohej t’i ngushtohej hapësira për manovrim sidomos Kinës dhe Rusisë.

Ndërkohë, më një seancë të posaçme me 6 gusht të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës e refuzoi edhe zyrtarisht këtë marrëveshje. Arsyetimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ishte se ky dokument qe i favorshëm për Serbinë. Mirëpo, zhvillime e fundit po dëshmojnë se e kundërta ka ndodhur. Në fakt Serbia, ka filluar t’i korr frytet e këtij përfitimi, sidomos nga partneriteti energjetik me SHBA-të, kurse Kosova për shkak të këtij refuzimi vetëm sa e ka izoluar vetveten.

Sipas këtij “traktati” ekonomik mbi energjinë thuhet se “të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Dhe po ashtu “të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë”.

Falë këtij bashkëpunimi tashmë Serbia dhe SHBA-të, kanë filluar ta konkretizojnë këtë afrim, edhe përkundër faktit se në pushtet ndodhet administrata Biden.

Kështu më datë 18 shtator 2024, Nënsekretari për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Jose W. Fernandez, së bashku me Ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriç, në një ceremoni zyrtare do të nënshkruajnë një Marrëveshje tjetër midis SHBA-ve dhe Serbisë për të avancuar bashkëpunimin energjetik. Me këtë rast, sipas komunikatës zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit, në fjalën hyrëse si Nënsekretari amerikan, Jose W. Fernandez, ashtu edhe ministri serb, Marko Gjuriç do të tregojnë për rëndësinë që e ka bashkëpunimin strategjik në fushën e energjisë me Serbinë dhe i cili si i tillë do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbi, si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes SHBA-ve dhe Serbisë. Natyrisht, këtu duhet kujtuar se edhe kjo administratë disa herë u ka bërë thirrje të dy palëve që t’i qëndrojnë besnik zotimeve që kane dhënë në Uashington. Është ky një hap që e thellon edhe më tej bashkëpunimin ekonomik në fushën e energjisë ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë.

Megjithatë, siç duket refuzimi zyrtar i Prishtinës për këtë akord, nuk i la hapësirë tjetër SHBA-ve, pos që ta vazhdojë këtë bashkëpunim vetëm me Serbinë, derisa Kosova po e thellon edhe më tej tjetërsimin e raporteve me aleatin e saj strategjik. Me këtë rast, nga kjo qasje me Uashingtonin, Qeveria e Kosovës, vetëm sa i krijojë terren edhe më shumë Serbisë për të depërtuar në kanalet e politikës vendimmarrëse në SHBA.

Pra nëse, Abdullah Hoti me atë Marrëveshje, mëtonte ta mbante të lidhur Kosovën me interesat strategjike të SHBA-ve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me kundërshtimin e saj (sepse edhe kjo ka qenë bashkë në këtë projekt, pavërisht që tani po tenton të distancohet) e krijuan shtratin që SHBA-ta perceptojë vetëm Serbinë si shtet që mund t’i jetësojë interesat e saj strategjike. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...