Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia jep detaje për rastin e shantazhit të 71-vjeçarit nga një grua në Prishtinë

Policia jep detaje për rastin e shantazhit të 71-vjeçarit nga një grua në Prishtinë

Është arrestuar dje një grua në Prishtinë, nën dyshimin se ka marr shumë të madhe parash nga një burrë duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. UÇK, Prishtinë 04.04.2024 – 20:00. Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.