Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Çfarë do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës: 17 shtator 2024

08:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere pret në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

09:00
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

10:00
Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për sukseset e nxënësve nga International Maarif Schools of Kosova. Merr pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı. (IMSK Prishtinë (Lipjan)

10:30
Komuna e Prishtinës mban ceremoninë e hapjes së shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi” pas renovimit. Marrin pjesë: ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Objekti i shkollës “Ahmet Gashi”, Prishtinë)

11:00
Mbahet mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. (Teatri “Adriana” në Ferizaj)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, për Projektligjin për Kripto-asetet. Gjithashtu rishpall konkursin për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton në parim Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë vjeç. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)

13:00
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën përmbyllëse të edicionit të njëmbëdhjetë të Javës së Gruas, me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). (Hotel Emerald)

13:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, miraton raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. (Kuvendi i Kosovë, salla N204)

14:00
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban konferencë për media. (Selia Qendrore të NISMA-së)

14:30
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon nënshkrimin e marrëveshjeve të grant-skemës për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, në vlerë prej 4.4 milionë eurosh. Gjithsejtë 167 biznese përfituese. (‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë)

19:00
Komuna e Prishtinës organizon përurimin e Fontanës së Rinovuar të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. (Fontana e Pallatit të Rinisë pranë obeliskut “Newborn”)