Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të gjetur zgjidhje.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Anna Luhrmann.

Ajo ka deklaruar në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë se Kosova duhet të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.

Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, kishte qëndruar në Kosovë pikërisht për çështjen e CEFTA, por kishte thënë se nuk ka gjetur gjuhë koordinuese me kryeministrin Albin Kurti. /Gazeta Express

Powered by WordPress