Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti.
Pjesë nga debati i tyre:
Dibran Hoxha: Edhe për me bo ma të besueshme keni thënë 1kg sugjuk, 1 qebe e keni banalizu
Ilir Mirena: Pushteti është duke na monitoru profilet private
Dibran Hoxha: Pse e qet qata?
Ilir Mirena: More humor ka qenë
Dibran Hoxha: Kur e qet një video të montume, pse Ilir e ke bo atë me qëllim
Ilir Mirena: Ajo është bërë me ironi, më vjen keq prej juve që nuk e kuptoni. Kjo është për dhimbje që nuk e kuptoni as humorin e as sarkazmën
Dibran Hoxha: Ti e ke bo atë qëllimshëm, e kjo na çon në polarizim
Në debat u përfshi edhe analisti Valon Syla i cili tha: “Në 2007 policia e ndal një kerr që brenda ishin katër veta, ai raport shkruhet si përpara. Në kerr janë personat që përmenden dhe këtë e bën me dije në Parlamentin e Kosovës një deputet…”