Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) iu është kundërpërgjigjur Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me letrën e hapur që morri përmes kësaj të fundit përmes së secilës shtëpia e futbollit u ankua në disa emisione sportive për të cilat tha se po bëjnë fushatë kundër FFK-së dhe kombëtares.
Këtë shtresë FFK-ja e ka dërguar në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe në Shoqatën e Gazetarëve Sportiv.
Reagimi i plotë:
Kërkesa e FFK-së ndaj AGK-së, formë e presionit ndaj medieve dhe gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar një kërkesë nga Federata e Futbollit të Kosovës, në të cilën ajo shpreh pakënaqësi për diskutimet që bëhen në emisionet sportive për këtë institucion dhe Kombëtaren e Kosovës.
Në letër, FFK-ja, akuzon, pa asnjë bazë, disa emisione sportive se po bëjnë “fushatë mediale kundër FFK-së”.
AGK-ja, e konsideron këtë letër të hapur të FFK-së, si të papranueshme dhe presion të hapur ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë.
Liria e shprehjes dhe liria e medies janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, dhe është detyrë e gazetarëve dhe medieve, që ta mbajnë FFK-në përgjegjëse për vendimet dhe veprimet e saj.