Sot në rrugën Migjeni, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë është lënduar një person, shkruan TV Arbëria.
Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policies për rajonin e Prishtinës, ajo njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
Policia tutje njofton se I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, dhe se rasti po hetohet tutje.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 16:00, në rrugën Migjeni në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti).
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.