Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një i dyshuar për vjedhje, u identifikua përmes kamerave

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje, u identifikua përmes kamerave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer një vjedhje.

Sipas raportit 24-orësh identifikimi i tij është bërë përmes kamerave.

“VJEDHJE- Prishtinë 15.09.2024, 20:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar mashkull kishte vjedhur gjësende të ndryshme. Përmes kamerave është identifikuar dhe më pas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”