Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Erjola Doçi merr propozimin për martesë

Erjola Doçi merr propozimin për martesë

Me nisjen e sezonit të ri të emisionit “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë më të mëdha ishte prezantimi i formatit më të ri televiziv, “Pa Filtra”.

Ky format i ri ka si qëllim të sjellë në ekran njerëz të zakonshëm, por me ëndrra të mëdha dhe histori frymëzuese ose komike që meritojnë të tregohen.

Një nga momentet më të veçanta të këtij sezoni ishte performanca e Aldos, një konkurrent i cili solli në studio një sërë imtimesh dhe komentesh të ndjera që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Por ajo që e bëri këtë moment të paharrueshëm ishte gjesti i tij i veçantë dhe tepër romantik në fund të emisionit.

Pas një sekuence të pasur me humor dhe emocione, Aldo e surprizoi të gjithë duke nxjerrë një unazë dhe duke propozuar për dorën e Erjolës.

Sipas fjalëve të tij, ky propozim ishte menduar të vinte nga një shok i tij, por që për arsye të ndryshme, nuk kishte mundësi të dilte në ekran dhe kështu Aldo mori mbi vete detyrën e të realizuarit të këtij momenti të veçantë në emision.

Powered by WordPress