Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoti: Qeveria Kurti pa asnjë rezultat, LDK po përgatitet për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme

Hoti: Qeveria Kurti pa asnjë rezultat, LDK po përgatitet për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme

Deputeti Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk ka asnjë rezultat, ndërsa shton se janë të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në Kryesinë e Degës së LDK-së biseduam për aktivitetet në muajt në vijim në përgatitje për procesin zgjedhor.

1. Kemi mbledhur energji të reja në degë, përfshirë kandidatin për deputet nga qytetit i Rahovecit, Enis M. Durguti

2. Është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së, në veçanti për shkak të qeverisjes aktuale pa asnjë rezultat, e cila e ka izoluar vendin, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka bllokuar integrimin euro-atlantik të Kosovës.

3. Jemi të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës.

Powered by WordPress